TIRANE- Gjashtë deputetë të Partisë Demokratike që sot janë regjistruar si deputetë të Partisë Republikane në Kuvend. Kjo lëvizje është një pakt mes kryetarit të PD-së dhe aleatit të tij më të vogël, Fatmir Mediu që edhe PR-ja të mund të krijojë grupin e saj parlamentar.

Gazetarja Elda Menga bën me dije për BalkanWeb se Lulzim Basha i ka dhënë borxh Fatmir Mediut, deputetët Lindita Metaliaj, Nadire Meçorapaj, Hekuran Hoxhalli, Fatbardha Kadiu, Orjola Pampuri dhe Isuf Çelaj.
isuf celaj

Orjola Pampuri

Nadire mecorapaj

Lindita Metaliaj

Hekuran Hoxhalli

Fatbardha Kadiu

fatmir mediu
Sipas rregullores duhen 7 deputetë që të krijohet një grupim parlamentar dhe Mediu tashmë e plotëson këtë kusht.

Kryetari Fatmir Mediu mësohet të ketë regjistruar në Kuvned grupin më të ri, ku kryetar është vetë, nënkryetare ka zgjedhur Lindita Metaliajn, ndërsa deputetët e tjerë janë anëtarë.

Edhe legjislaturën e shkuar PD ndihmoi aleatin historik PR duke iu dhënë deputetë në mënyrë që të mund të krijonte grupin e saj parlamentar. Krijimi i një grupi u jep mundësi partive të vogla të kenë një këshilltar dhe një sekretare, ndërkohë që paga e kryetarit të grupit është 5% më e lartë se e deputetit. Krijimi i një grupi i jep mundësi kreut të partisë të jetë pjesë e strukturave vendimmarrëse në parlament, siç është Konferenca e Kryetarëve.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb