Bashkia e Tiranës njofton se një akt i rëndë vandalizmi është shënuar ditën e sotme në kryeqytet.  Sipas saj, një grup të rinjsh, në vend që të përkujdesen, i kanë vënë flakën këndit të lojërave në lagjen e tyre në Allias duke dëmtuar rëndë disa prej moduleve të instaluara nga Bashkia e Tiranës për të vegjlit e kësaj zone.


Sikurse mund të shihni edhe nga kjo foto, zjarrvënia ka qenë e qëllimshme, pasi  dëmet janë vërtet të mëdha. Madje, nuk mungojnë edhe plehrat e hedhura qëllimisht. Që me ardhjen në krye të Bashkisë së Tiranës,  Erion Veliaj nisi një fushatë të ndërtimit të këndeve të lojërave dhe kënde sportive në çdo lagje.


Projekti ambicioz i Bashkisë së Tiranës këto katër vite  për të ndërtuar kënde lojërash dhe hapësira çlodhëse në çdo lagje të Tiranës ka gjetur përkrahjen edhe të përfaqësive diplomatike të akredituara në vendin tonë dhe të një sërë biznesesh që kanë kontribuar jo vetëm për modulet e lojërave, por edhe për krijimin e  hapësirave çlodhëse rreth tyre për më të rriturit.


  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: