Investimet e Bashkisë së Tiranës në nivel kapilar po vijojnë duke prekur çdo rrugicë të kryeqytetit. Gjatë ditëve të fundit, punonjësit e ndërmarrjeve bashkiake po punojnë për të rehabilituar dhe asfaltuar disa rrugë në kryeqytet, duke u kujdesur për shtresat asfaltike, trotuaret, dhe ndriçimin.

Sikurse tregohet edhe në fotot e publikuara investimet kanë prekur edhe rrugën “Arkitekt Sinani” në kryeqytet, duke iu mundësuar banorëve të zonës kushte sa të mira.

Duke qenë se stina e shirave po afron, banorët e kësaj lagje nuk do të lëvizin më mes pluhurit dhe baltës, pasi rruga është asfaltuar plotësisht. Ndërkaq, ndërhyrjet do të vijojnë edhe në rrugë të tjera të Tiranës, për ta bërë sa me komode lëvizjen e këmbësorëve.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: