Një lojë fëmijësh për Bayern Munich, por sfida e Kupës, kundër Munster, ekip i divizionit të tretë, prodhoi një episod të veçantë. Sfida u ndërpre për disa minuta, në një kohë kur ndeshja ishte 0-1 në favor të Bayern, fal golit të Choupo-Moting. Tifozët vendas lëshuan një “breshër” të vërtetë me topa tenisi, ishin aq të shumtë sa organizatorëve iu deshën disa minuta për të pastruar fushën në mënyrë që sfida të rifillonte normalisht.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Jo vetëm ky episod, Bayern humbi edhe shërbimet e Gnabry i cili theu dorën gjatë një përplasje me portierin. Laimer, Kratzig dhe Tel ishin autorët e golave të tjerë duke bërë që Bayern të kalojë më tej në Kupë pas suksesit të pastër 0-4.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb