Artistja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, i është përgjigjur komenteve për peshën e saj.

Krijuesja e hitit “Me Myself and I”, ka përqafuar çdo herë pa përsosmëritë.

Këtë here, ajo ka çuar një mesazh ndaj personave të cilët e kanë quajtur “të shëndoshë”.

“Për ju që më quani të shëndoshë, thjesht dijeni që edhe llogaria ime bankare është kështu”, iu adresua ajo këtyre komenteve fyese, bashkangjitur me një foto në Instagram.

Një artiste tejet e talentuar, Bebe Rexha e cila është po ashtu një kompozitore shumë e talentuar, është në mesin e shqiptarëve të shumtë që kanë vulosur emrat në industrinë globale të muzikës.

Capture
Capture

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: