Gjatë takimit me mbështetësit e PD në Kodër Kamëz, deputeti demokrat Belind Këlliçi akuzoi qeverisjen “Rama” për lënien në harresë të zonës në 12 vjet, megjithëse është një zonë periferike shumë pranë qendrës.

Këlliçi tha se në fokus të zotimeve të PD dhe te programit qeverisës do të jetë ndihma me anë të paketës së emergjencës për të gjithë qytetarët e prekur nga keqqeverisja dhe përmbyllja e dramës së pafundme të legalizimeve.

“Një zonë e lënë harresë prej 12 vitesh, e përballur me indiferencën e pushtetit dhe mungesën e shërbimeve bazike. E shtyrë totalisht drejt mungesës së shanseve dhe emigrimit. PD ka angazhimin e palëkundur për të mos lënë asnjë qytetar të ndihet i diskriminuar në politika dhe vëmendje shtetërore.

Historia qeverisëse e kësaj partie vërteton se me PD nuk ka qytetarë të dorës së dytë dhe se zhvillimi duhet të arrijë tek të gjithë, jo vetëm në fasadën e një pseudoelite të pasuruar në paligjshmëri.

Për këtë arsye në fokus të zotimeve tona dhe te programit qeverisës ne kemi vendosur përmbylljen e dramës së pafundme të legalizimeve. Ndihmën me anë të paketës së emergjencës për të gjithë qytetarët e prekur nga keqqeverisja, me anë të Amnistisë për gjobat e padrejta të familjeve në nevojë, nënave kryefamiljare dhe qytetarëve me ndihmë ekonomike apo në papunësi.

Ne duam të rindërtojmë shpresën duke ndihmuar familjet e reja me ndërtesa sociale, ekonominë me platformën Shqipëria Prodhon dhe të rinjtë me shanse të reja punësimi”, tha deputeti i PD, Belind Këlliçi.

Belo 6
Belo 6
Belo 5
Belo 5
Belo 4
Belo 4
Belo 3
Belo 3
Belo 32
Belo 32
Belo
Belo
Belindi
Belindi

 


(Balkan Web)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb