Një model, për të thënë pak, ekstravagant. Prerja e shfaqur së fundmi nga Pol Pogba nuk kaloi pa u vënë re. Talenti francez publikoi pak kohë më parë në rrjetet sociale stilin e ri të flokëve, me një dizajn në krahun e djathtë të kokës që përfaqëson zjarrin.

Njeriu pas kësaj është një berber autodidakt, biznesi i të cilit (“A Star Barbers”) është pozicionuar përkrah një dyqani kebabi në zonën e Çesington, Londër. Ahmed Alsanaui është emri i tij dhe ka hedhur hapat e parë duke prerë flokët e të rinjve të Çelsit.

Në vazhdim është kthyer në berberin e besuar të yjeve të Premier Ligës. Po, sepse u ka stiluar kokën edhe Xhon Terri, Eden Hazard e David Luiz (mes të tjerëve).

berberi i Premier League

JO VETËM “HAIR STYLIST”
“Luaj në të njëjtin rol me Hazard dhe po marr këshilla prej tij. Kam arritur t’i ndryshoj modelin. Kohët e fundit, falë prerjeve që u bëj futbollistëve, kam klientë të rinj”, ka shpjeguar berberi 26-vjeçar. “Janë të ndryshëm tifozët e Çelsit që hyjnë në dyqanin tim dhe më thonë: ‘Më pëlqen modeli që i ke bërë Hazardit’. Pogba, në krahun tjetër, e di saktësisht atë që do. Është shumë kreativ, po ashtu si në fushë. Më pëlqen t’i stiloj flokët, është një sfidë”. Ja formacioni i Ahmed: Xhejmi Gordon (gazetari i “The Sun”) është i zgjedhuri për stolin. /PanoramaSport/

berberi

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb