Atalanta do të luajë sonte në Bergamo ndeshjen e parë në “Seria A” për sezonin e ri kundër Frosinone.

Trajneri Gasperini ka befasuar sërish në këtë ndeshje, duke lënë stol edhe një herë portierin shqiptar Berisha. Gardiani kuqezi edhe në ndeshjet e “Europa League” nuk është preferuar, por ishte menduar që me startimin e kampionatit të gjendej mes shtyllave.

Vendin e shqiptarit e ka zënë Pierluixhi Gollini, i ardhur këtë verë nga Aston Villa.

Ndërkohë një suprizë është edhe aktivizimi i Berat Gjimshitit si titullar. Vetëm para pak ditësh përflitej shumë për të ardhmen e qendërmbrojtësit, por ai për të dytën ndeshje radhazi është nga minuta e parë. (Disa ditë më parë u aktivizua në ‘Europa League’).

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb