Për fat të keq, “Air Albania” nuk është më një “mit”, nuk është më një “bunker” për Sylvinho-n pasi Gjeorgjia i shkaktoi humbjen e parë në epokën e tij. Kjo ishte një sfidë që duhej fituar me çdo kusht, ishte një ndeshje kyçe jo vetëm për fatet e grupit, por ishte dhe një provë pjekurie për ekipin përfaqësues, por të gjitha këto llogari u bën “nul” pasi Kvara me shokë dolën me një tre pikë pas suksesit 0-1.

Kjo ishte një ndeshjes mes të barabartësh, mes dy përfaqësueseve me një filozofi të njëjtë, një ndeshje shumë taktike ku diferencën e bënë vetëm detajet. Jo vetëm rezultati, ajo që la një shije jo të mirë ishte paraqitja e ekipit, dukshëm të lodhur dhe jo efikas teksa mbyllën 90 minuta pa goditur asnjë herë kuadratin.

Shqiperia Notat
Shqiperia Notat

Të gjesh detaje pozitive në këtë përballje është pak e vështirë, por sipas “SofaScore”, faqes së specializuar për statistikat, lojtari më i mirë ishte Ylber Ramadani me notën 7,7, i ndjekur nga Asllani dhe Mario Mitaj me 7,5.

Lojtari më pak i vlerësuar, gjithnjë sipas “SofaScore” ishte Rey Manaj me 6,3, i ndjekur nga Jasir Asani dhe Thomas Strakosha me 6,6. Shqipëria do të rikthehet në fushë në Ligën e Kombeve me dy ndeshje në transfertë, kundër Republikës Çeke me 11 tetor dhe tre ditë më pas po në transfertë kundër Gjeorgjisë.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb