Gazetarët të cilët ndjekin kronikën kanë vënë re sot një ndryshim në godinën e Drejtorisë së Policisë Tiranë. Shpesh herë kamerat e televizioneve instalohen para ndërtesës ku gazetarët raportojnë në lidhje direkte për ngjarje të ndryshme.

Me sy të lirë ata ndjekin në kohë reale lëvizjet e personave apo mjeteve që hyjnë dhe dalin dhe komentojë në bazë të asaj që shikojnë në terren madje edhe kur janë ‘live’.

SI ISHTE

Policia e Tiranes
Policia e Tiranes

Por nga e hëna pati një surprizë të papritur për gjithë gazetarët dhe operatorët të pranishëm tek Drejtoria e Policisë së Tiranës. Hyrja e Drejtorisë ishte mbuluar me një material plastik të bardhë duke penguar totalisht pamjen në brendësi të institucionit.

Ky ndryshim ka habitur gazetarët, të cilët nuk mund të dallojnë asnjë lëvizje me sy të lirë. Nuk dihet nëse ky veprim është bërë për çështje teknike apo për të penguar gazetarët, që gjithmonë e më shumë po përballen me ‘marifete të reja’ për t’i mbajtur sa më larg ngjarjeve.

Drejtoria E Policise
Drejtoria E Policise

Por me ndryshimin e fundit policia me sa duket i ka hapur punë edhe vetes. Efektivët e policisë për të kaluar në anën tjerët detyroheshin të “zvarriteshin këmbadoras” para pengesës të vendosur.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb