Atletico Madrid ndëshkoi Juventusin pikërisht në pikën e tyre më të fortë, në qendër të mbrojtjes.
Dyshja Bonucci-Chiellini nuk ishin në mbrëmjen e tyre më të mirë ku më shumë se sa të markonin Griezmann, Costa etj u kujdesën të simulonin me “klas”.
Goli i anuluar i Morata, apo protestat tek goli i parë i Gimenez, po bëjnë xhiron në rrjetet sociale, mbi të gjitha ai moment kur Bonucci i shtrirë përtokë nuk harron të shoh se ku po përfundon topi.
(BalkanWeb)