Brad Pitt nuk e fsheh dashurinë për Ines de Ramon, me paraqitjen e tyre të parë zyrtare së bashku së fundmi, në Festivalin e Filmit në Venecia.
Dyshja u panë sërish bashkë, këtë herë gjatë një daljeje në Nju Jork. Aktori dhe partnerja e tij kanë qenë duke ecur kapur për dore, kur kamera i ka filmuar.
Sipas Daily Mail, Pitt dhe de Ramon po shkonin drejt restorantit ku do të darkonin. Në të njëjtën ditë, ish-bashkëshortja e tij Angelina Jolie u shfaq në tapetin e kuq me djalin e tyre, Pax, një muaj pasi ai doli nga spitali.
Jolie pozoi për fotografët me 20-vjeçarin që ajo adoptoi me Pitt menjëherë pas aksidentit të tij me biçikletë elektronike.
Pak ditë më parë, aktori 60-vjeçar mbërriti para premierës së komedisë së re aksion, i shoqëruar nga 34-vjeçarja Ines de Ramon.
Angelina Jolie steps out with son Pax just over one month after his scary e-bike accident at the Toronto International Film Festival premiere of “Without Blood.” 🙏❤️ See more #TIFF24 pics 🔗: https://t.co/H4YiAlV9x5 pic.twitter.com/BHATJbj9pk
— ExtraTV (@extratv) September 9, 2024
Pitt kishte veshur një këmishë të bardhë, pantallona me vija dhe një palë këpucë të verdha, të cilat i kombinoi me syze dielli ari dhe të zeza. De Ramon, nga ana e saj, ishte me stil, pasi zgjodhi një fund ngjyrë bezhë, një bluzë të thjeshtë të bardhë, taka ngjyrë bezhë dhe një palë syze dielli.
Çifti përshëndeti fansat e aktorit teksa hipën në një gondol uji në qytetin italian.