Ish-luftëtari i UÇK-së, Jon Harrison ka nxjerrë në shitje armët e tij në mënyrë që të fitojë para për t’u kuruar.

Britaniku është diagnostikuar me kancer dhe është detyruar të kërkojë ndihmë për të mbledhur 40 mijë paund për një operim, që nuk ja mbulon sigurimi shëndetësor.

Në një postim në Facebook, Harrison i ka publikuar disa fotografi me armë me mbishkrimin “Ankandi është i hapur. Lutem të konkurroni për t’i blerë armët e mia dhe të më ndihmoni ta shpëtoj jetën time”, transmeton lajmi.net. Harrison, kishte qenë pjesë e Brigadës 138 – Agim Ramadani.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: