Gianluiggi Buffon, portieri i Paris SG, dje deklaroi se ‘ndihet më mirë se para 5 vitesh dhe se për formën e tij nuk duhet të shqetësohen’.

1 ditë pas kësaj deklarate futbollisti është fotografuar duke tymosur në rrugët e Parisit. Ai së bashku me të fejuarën Ilaria D’Amico fillimisht kanë ngrënë në kryeqytetin francez, ndërsa më pas kanë vijuar të ecin.

Gjatë kësaj kohe portieri 40-vjeçar është kapur mat duke tymosur një cigare. Nuk dihet nëse ishte e planifikuar apo jo, por pas pak minutash trajneri Tuchel i Parisit u takua në rrugë me çiftin.

“SunSport” më herët ka shkruar se trajneri gjerman, i cili është katër vite më i madh se Buffon, kishte frekuentuar të gjithë lokalet e natës dhe restorantet ku shkonin lojtarët, në mënyrë që të zbulonte se çfarë pëlqenin të hanin ata.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb