Nuk kanë fund makthet për Juventus, me “Zonjën e Vjetër” që vijon të humbasë pjesë të rëndësishme, mbi të gjitha në repartin e mbrojtjes. I fundit që “parkon në bokse” është Juan Cabal, me futbollin kolumbian i cili pësoi një dëmtim të rëndë në gju gjatë grumbullimit me përfaqësuesin e tij.
Për të ngushëlluar sadopak Cabal ka menduar e fejuara e tij bukuroshe, Valentina Alcibar e cila reagoi menjëherë në rrjetet sociale: “Beteja do të ketë shumë, por jemi këtu për t’i përballuar”, shkroi në profilin e saj e fejuara e Cabal.
Dyshohet se mbrojtësi ka dëmtuar ligamentet e gjurit, një dëmtim që pritet ta mbajë gjatë jashtë fushës së lojës, por për fatin e tij të mirë, Cabal nuk do të jetë vetëm gjatë rikuperimit.
(BalkanWeb)