Ka zgjatur vetëm pak orë seanca e sotme e Parlamentit, ndërsa mazhoranca e tejkaloi skenarin e opozitës, duke votuar ligjet në rendin e ditës, ndërkohë që këta të fundit mbanin bllokuar foltoren.

Në fotot e siguruara nga LSA-ja, demokratët duket të jenë vënë në radhë për të hyrë në Kuvend, aty ku vijuan sërish me skenarin e tyre. Vetë kryeparlamentari Basha është parë të udhëheqë demokratët, ndonëse preferoi që fjalën t’ua lërë atyre.
WhatsApp Image 2018-05-31 at 11.19.33

WhatsApp Image 2018-05-31 at 11.20.11 (1)

WhatsApp Image 2018-05-31 at 11.20.13

WhatsApp Image 2018-05-31 at 12.09.52
Të majtët pasi kanë votuar janë larguar nga salla për t’ja lënë atë opozitarëve që vijojnë të qëndrojnë live në Facebook. Në fotot e siguruara nga LSA-ja ata kanë dalë pjesë-pjesë, ndërsa duket se kanë ende gjëra për të biseduar.
WhatsApp Image 2018-05-31 at 12.10.02

WhatsApp Image 2018-05-31 at 12.10.03

WhatsApp Image 2018-05-31 at 12.10.04
Kështu deputeti Tom Doshi shfaqet teksa diskuton me ministrat Arben Ahmetaj e Damian Gjiknurin. Ata kanë ndaluar në shkallët e Kuvendit, ndërsa pak metra poshtë tyre muhabet vënçe bën edhe Bashkim Fino.
Nuk dimë nëse diskutimet kanë të bëjnë me situatën e krijuar në sallë, apo çështje të tjera të politikës.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: