Vazhdon protesta e Partisë Demokratike, e cila po mbahet njëkohësisht në 5 pika kryesore të Tiranës.

Pas tensioneve të shumta fillimisht, policia ka arritur që të largojë disa qytetarë.

Efektivët kanë përdorur gaz lotsjellës dhe ujin me presion. Autoboti që ka shpërndarë ujë ka dëmtuar disa qytetarë.

Nga uji me presion është dëmtuar një protestues, që është marrë me barelë nga ambulanca, me qëllim që të marrë ndihmë mjekësore. Nga autoboti janë lagur edhe deputetët.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb