Kryeministri Edi Rama është prezent në të gjitha rrjete sociale, pavarësisht se përdor më së shumti Facebook dhe Twitter. Ai ka qenë një nga politikanët e parë që ka komunikuar me Twitter.

Por për ata që ende nuk e dinë kryeministri Rama është edhe në Instagram me llogari zyrtare.
Por në ndryshim nga Facebook apo Twitter, ajo që të bie në Instagram është se kryeministri ndjek vetëm një person.

Pavarësisht se numëron mbi 84 mijë ndjekës, Rama ndjek vetëm një person dhe ai është djali i tij i madh Gregor Rama.

Rama insta

Deri para ca kohesh, Rama kishte 15 persona qe i ndiqte ne Instagram. Një ishte ish-­fotografja e tij Jutta Benzenberg, një ishte vetë llogaria e Instagram­it, një i biri, Greg, pesë të tjera ishin personazhe ndërkombëtare shumë të njohur si Barack Obama, fotografi i Shtëpisë së Bardhë, Pete Souza, Hillary Clinton, apo më pak të famshëm si një artizane njujorkeze dhe një arkitekte meksikane.

Ndërsa nga shqiptarët ndiqte politikanët e partisë së tij me emrin Erion Veliaj dhe Erjon Braçe, një drejtoreshë e kabinetit në Ministrinë e Çështjeve Vendore, botuesen Arlinda Dudaj, dy aktorë, Gent Hazizi dhe Florian Binaj dhe prezantuesen Arbana Osmani.

Rama insta 2

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: