SHBA-Ajo është supermodelja më e famshme e të gjitha kohërave, por përveçse një ikonë e modës, Cindy Crawford është edhe një njeri me zemër të madhe.

Ish modelja 52 vjeçare, ka marrë pjesë në një aktivitet bamirësie në Santa Monica të enjten.

E shoqëruar nga bashkëshorti Rande Gerber, 54 vjec, Cindy është shfaqur me një look sportiv.

Ajo do të dhurojë para për çdo shitje të librit të saj, për fëmijët e sëmurë me kancer të American Family Children’s Hospital në Madison, Wisconsin.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: