Jennifer Aniston dhe Pedro Pascal kanë ndezur thashethemet ditët e fundit pasi janë parë bashkë duke darkuar për tri orë.

Menjëherë, mediat e huaja dhe fansat në rrjetet sociale aluduan se mund të ketë një romancë të mundshme mes çiftit, por duket se gëzimi ka zgjatur pak. Burime për TMZ kanë konfirmuar se aktorët nuk janë të lidhur dhe darka ishte mes një grupi miqsh, jo veç mes tyre.

Jennifer dhe Pedro janë thjesht miq që kanë shumë shokë të përbashkët.

“Nuk ka asnjë romancë mes Jennifer Aniston dhe Pedro Pascal”, kanë konfirmuar burime edhe për Page Six. “Ata e respektojnë njëri-tjetrin si artistë por është shumë platonike dhe nuk janë të lidhur”.

Aniston ka qenë e martuar me Brad Pitt në vitet 2000-2005 dhe Justin Theroux në vitet 2015-2018.

Nga ana tjetër, Pascal ka qenë gjithnjë shumë i rezervuar për jetën private dhe më parë ka qenë i lidhur me aktoret Maria Dizzia, Lena Headey dhe Robin Tunney.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb