“Ende nuk e kemi gjetur por së shpejti do të zyrtarizojmë trajnerin e ri”-u shpreh dje pas shortit për Ligën e Kombeve presidenti i FFK-së Fadil Vokrri.

Sipas raportimeve të fundit, Fadil Vokrri, nuk duhet të lodhet shumë për trajnerin e ri pasi Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, duket se e ka gjetur atë.

Mund të tingëllojë e çuditshme por me një postim në rrjetet sociale Behgjet Pacolli shprehet se De Biasi është i interesuar për të drejtuar Kosovën. Ministri i Jashtëm deklaron se do të bisedojë me presidentin e federatës së futbollit për të bërë të mundur drejtimin e një tjetër përfaqësueseje me gjak shqiptari nga De Biasi.

Postimi i Behgjet Pacollit


(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb