Forma të bëshme dhe joshëse në një bikini të guximshëm leopard. Demi Lovato ka postuar një seri fotosh nga pushimet e saj në Bora Bora.

’Ndjehem fantastike dhe postimi i këtyre fotove më jep pushtet, sepse ndjehem më në fund seksi dhe mund të mbrohem edhe nga çdo kush që tenton të më sulmojë…’. Këngëtarja 26 vjeçare, që në korrikun e kaluar rrezikoi të vdiste për shkak të overdozës, me drogë dhe alkool, ka punuar shumë së fundmi me programin e rehabilitimit dhe rezultatet janë të dukshme. Në Janar ajo ka festuar 6 muaj pa alkool dhe shpejt do të festojë një vit pa drogë dhe alkool.

Pasi u bë e famshme falë rolit të saj në ‘Camp Rock’ të Walt Disney, Demi Lovato ka hyrë në botën e muzikës, por karriera e saj shpesh herë është ndërprerë për shkak të shëndetit. Në fillim në 2010, ajo u shtrua në një spital psikiatrik për shqetësime emocionale. Në 2012 ajo tentoi për herë të parë të vriste veten dhe në 2018 ajo u shtrua në spital nga overdoza.

Por tani Lovato duket se ka gjetur qetësinë. Mesazhi që këngëtarja ka dashur të transmetojë nëpërmjet fotove në Instagram duket i qartë: ’Dashurojeni trupin tuaj pavarësisht formave’. Ajo gjithashtu i ka falënderuar miqtë e saj më të dashur Matthew Scott Montgomery dhe Sirah, me të cilët ka pozuar në Bora Bora. Ata i kanë qëndruar pranë në çdo problem të jetës së saj.

“Faleminderit që nuk më keni lënë kurrë vetëm në momentet më të errëta të jetës sime, faleminderit që jeni besnik, të ndershëm dhe kaq mirënjohës për gjërat e vogla. Gjëja më e rëndësishme është që ju kurrë nuk më keni braktisur’.

(da.xha/BalkanWeb)

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb