Pak çaste më parë përfundoi takimi mes Cardiff dhe Manchester City për “Fa Cup” ku të besuarit e Pep Guardiolës siguruan kalimin e turit falë rezultatit 0-2. Kjo ndeshje nuk kaloi pa pasoja pasi futbollisti i ‘citiziens’, Sane, u detyrua të linte lojën e të nisej drejt spitalit për shkak të një ndërhyrje të frikshme që i shkaktoi kundërshtari i tij Xho Bannet.

Në lidhje këtë ndërhyrje ka reaguar Federata Gjermane e Futbollit e cila i bën thirrje klubit uellsian të udhëzojë lojtarët që të mos bëjnë ndërhyrje të tilla.

“Hej Cardiff. Thjesht duam t’ju kujtojmë se kemi një turne shumë të rëndësishëm në verë. Ju lutemi të mos i dëmtoni lojtarët tanë. Faleminderit.”

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb