Busti i heroit legjendar, Adem Jashari që gjendet në kompleksin në Prekaz është dëmtuar rëndë.
Përmes disa fotove të publikuara nga Lajmi.net shihet se busti i heroit ka pësuar dëmtime, ndërsa ka nevojë për ndërhyrje urgjente.

Madje përveç dëmtimit në pllaka, nga mbrapa shihet se ky bust mund edhe të shkatërrohet i tëri për shkak të mosmirëmbajtjes së tij.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Në gjendje të degraduar është edhe kompleksi “Adem Jashari”, shtëpia, e cila është kthyer në muze që nga paslufta për të treguar historinë e familjes së heroit legjendar.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: