TIRANE

Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar në faqen e tij të ‘Facebook’-ut një ngjarje të rëndë, ku një kambist është lënduar pas një grabitje.

Berisha, teksa ka publikuar edhe foto të një personi që shfaqet i gjakosur në fytyrë, pohon se ai është përgjakur nga maskat.

Qytetari dixhital i shkruan Berishës se ngjarja në fjalë ndodhi rreth orës 10:30 në rrugën ‘Mine Peza’. Ndërkohë ai shton se pavarësisht faktit që policia ishte njoftuar, ajo erdhi 15 minuta me vonesë, ndërsa ambulanca jo.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për ‘BalkanWeb’ se policia ka nisur hetimet për ngjarjen në fjalë, ndërsa po punohet për kapjen e autorëve të grabitjes. Aktualisht nuk dihet shuma e lekëve që i është grabitur kambistit.

DENONCIMI TE BERISHA

Maskat pergjakin kambistin ne mes te Tiranes!
Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital dhe shikoni fotot e tij. sb
Pershendetje Doktor, grabitet kambisti ne mes te dites , ne zemer te kryeqytetit, ne rrugen e mbushur plot me biznese dhe ne sy te qindra qytetarve qe po kalonin ne ate moment dhe pane ngjarjen. Ngjarja ndodhi sot ne oren 10:30 dhe vetem 100 metra larg komisariatit nr 3, ne rrugen Mine Peza. Policia vjen 15 minuta me vones dhe ambulanca edhe pse ishte njoftuar nuk erdhi fare! Mjer ne ku jemi katandisur. Ishin 2 veta me motorr me maska qe e kan goditur. I demturi eshte pronari exchange te kryqezimi i rruges Mine Peza.

  • foto galeri
  • foto galeri

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb