Një ngjarje jashtëzakonisht e rëndë ka ndodhur në Kroaci ku një sherr për një vend parkimi mund të përfundonte në tragjedi. Për fat të keq pjesë e këtij sherri ka qenë dhe sulmuesi shqiptar nga Tetova, Muzafer Ejupi.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ky i fundit, së bashku me një shokun e tij kanë pasur konflikt verbal me një grup tjetër, ndërkohë që situata është përshkallëzuar dhe ka nisur një sherr i madh. Ejupi dhe shoku i tij kanë pësuar dëmtime serioze në kokë dhe trupi. Në lidhje me këtë ngjarë të rëndë ka reaguar dhe klubi i tij, Slaven Belupo të cilët kanë konfirmuar se Ejupi ndodhet në shtëpi dhe po rikuperohet nga dëmtimet e shumta të pësuara, ndryshe nga mediat kroate te cilat shkruajnë se ndodhet në polici:

Sllaven Belupo
Sllaven Belupo

“Lojtari ynë Muzafer Muzo Ejupi është në shtëpi, ku edhe po rikuperohet nga një sulm i rëndë fizik. I dëshirojmë një rikuperim të shpejtë me sa më pak pasoja të jetë e mundur. Gjithashtu, ne do të donim t’u bëjmë thirrje të gjitha mediave kroate që në mënyrë efektive të informojnë publikun”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb