TIRANË

Presidenti i vendit, Ilir Meta ka reaguar sërish për çështjen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Ai vijon të ritheksojë faktin se ky proces është përgjegjësi ekskluzive e institucioneve të Kosovës dhe se Tirana zyrtare nuk mund të futet në punët e brendshme të shteti kosovar, por duhet t’i repektojë ato.


“Dialogu Kosovë-Serbi është përgjegjësi ekskluzive e institucioneve të Kosovës”- shkruan Meta. Edhe gjatë mbrëmjes së djeshme, kreu i shtetit tha për mediat kosovare se ky proces i takon vetëm Kosovës.


61910051 2291478050898455 5616025298387599360 N
61910051 2291478050898455 5616025298387599360 N

Ditë më parë, Presidenti i Republikës, Ilir Meta tha se një ndërhyrje e mundshme e Shqipërisë në procesin e dialogut  mes të dyja vendeve do të ishte mungesë  e fortë respekti për institucionet e pavarura të Kosovës.


(n.m/BalkanWeb)

 

Etiketa: