Sot nuk është një ditë e zakonshme në Shkodër, por natyrisht nuk është as ditë zie.
Klubi i Vllaznisë dje ka mësuar fatin e saj të trishtë: nga sezoni i ardhshëm do të luajë në Kategorinë e Parë. Kjo ka mërzitur pamasë të gjithë sportdashësit shkodran, të cilët 100-vjetorin e klubit do ta festojnë aty ku nuk meritojnë.
Për këtë arsye, në një vend në qendër të qytetit ku vihen lajmërime fatkeqësie, një tifoz shkodran nuk ka ngurruar që me humorin e zakonshëm që i karakterizon shkodranët, të vendosë aty edhe njoftimin e vdekjes së klubit të Vllaznisë.
“Me hidhërim jo të madh njoftojmë se vdiq KF Vllaznia, vjeç 99. Njoftojmë vizita ditën e diele datë 27.05.2018 (me shpërblime). Me respekt nga Presidenca, Bordi drejtues dhe futbollistët”, shkruhej në lajmërimin e vdekjes.
(e.k/BalkanWeb)