“Tërmet” në shtëpinë e Milanit. 24 orë pas takimit me Garry Cardinale, Paulo Maldini dhe Frederic Massara largohet nga klubi kuqezi. Dy drejtuesit e zonës teknike, edhe pse ishin nën kontratë deri në 2024, vendosën të largohen, ose me saktë iu tregua dera nga Cardinale, ndërsa vendin e tyre pritet ta marrin Giorgio Furlani që do të ketë fuqi absolute dhe Moncada, shefi i skautëve që pritet të emërohet në rolin e drejtorit sportiv. Stefano Pioli, edhe pse i përzgjedhur nga Maldini, nuk preket, ndërsa do të ketë një rol më të fortë brenda klubit.

Gerry Cardinale Paolo Maldini Acmilan Twitter
Gerry Cardinale Paolo Maldini Acmilan Twitter

Fakt është që mes Cardinale dhe Maldini nuk ka pasur kurrë një marrëdhënie të mirë, ndërsa me legjendën e klubit rendojnë disa zgjedhje si dështimi me De Ketelaere dhe Origi, por edhe dëshira e Maldinit për të pasur autonomi të plotë në zgjedhje dhe buxhet më të madh. Këto lëvizje në merkato dhe rezultatet jo të mira këtë sezon, ku rëndon shumë edhe eliminimi nga Inter në fazën gjysmëfinale të Champions League, bëri që palët të shkonin në një divorc të bujshëm:

  • foto galeri
  • foto galeri

“Finalja e ndeshjes. Maldini-Milan lamtumirë”, shkruan La Gazzetta dello Sport në faqen e parë. “Revolucion te Milan, ikën Maldini dhe Massara”, ishte titulli kryesor i Corriere dello Sport.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb