Sezon i ri histori e vjetër. Man.United e nis me “frena dore” aventurën në Europa League, me “djajtë e kuq” që nuk shkuan më shumë se një barazim 1-1 përballë Twente brenda në “Old Trafford”. Në letër, ekipi i Ten Hag shihet si një nga favoritët kryesor për të fituar këtë edicion, por e kanë të vështirë të konfirmojnë këtë status në fushë.

United kishte kontrollin e lojës, ishin më kërkues, por në pasin final nuk ishin të qartë, deri në minutën e 35-të, ku Christian Eriksen me një ekzekutim fantastik kaloi Man.United në avantazh. Twente nuk u demoralizua, përkundrazi, holandezët zhvilluan lojën e tyre dhe në minutën e 68-të arritën të barazonin shifrat në 1-1.

Ten Hag ndërhyri menjëherë në formacion duke bërë tre zëvendësime të shpejta, hodhi në fushë Mainoo, Mount dhe Hojlund, por këto lëvizje nuk patën efekt duke bërë që dy ekipet të ndanin nga një pikë pas barazimit 1-1. Mediat angleze nuk e pritën mirë këtë “X” të United duke bërë edhe një herë përgjegjës trajnerin Ten Hag, por ky i fundit nuk e bën dramë, thjesht ndjen keqardhje për faktin që nuk arritën të vrisnin ndeshjen:

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Ne i mbajtëm të gjallë, kishim kontrollin e lojës, por duhet të shënonim golin e dytë. Ulëm ritmin dhe pësuam gol. Të vjen keq që ndëshkohemi në këtë mënyrë”, u shpreh Ten Hag.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb