4 pikë në 6 ndeshje janë shifra që dënuan Man.United, për më tepër në një grup me ekipe si Copenhagen e Gallatasary, ekipi i Ten Hag mund dhe duhet të bënte diçka më shumë. Fati i tyre në Evropë ishte shkruar kohë më parë, sfida e tyre nuk ishte me Bayern Munich, fakt që e pranon edhe trajneri i “djajve të kuq”: “Nuk e humbëm sot Champions League, e humbëm kohë më parë, duhet ta pranojmë këtë. Gjatë këtij rrugëtimi kemi bërë disa paraqitje të mira, por dhe shumë gabime. Në fund ato që mbesin janë pikë, pikët na mungojnë. Unë si trajner duhet të përmirësojë këtë ekip, ne dëshirojmë të rikthehemi sërish në Champions League”, u shpreh Ten Hag.

Ndryshe nga United, Bayern Munich mbyll një fazë grupesh thuajse perfekte, 16 pikë në 6 ndeshje janë shifra që flasin qartë, për Tuchel nuk ishte e lehtë të fitojë këtë grup: “Në opinion tim ky nuk ishte një grup i lehtë, rivalët na shtynë në limite, për këtë arsye jam i lumtur me lojë dhe rezultatet”, theksoi Tuchel në konferencë për shtyp.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Disfata e United në Evropë “pushtoi” faqet e para të mediave angleze, ku në sinkron bëjnë përgjegjës trajneri Ten Hag, për mënyrën se si menaxhoi këtë grup dhe për merkaton jo efikase që ka zhvilluar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb