TIRANË

Djali i miliarderit, George Soros ka mbërritur sot në kryeqytet, ndërsa ka shpërndarë një foto në faqen e tij “Instagram” me shefin e qeverisë, Edi Rama.

Krahas fotos, Aleksandër Soros thekson se gjendet në Tiranë për të diskutuar me kryeministrin Rama për çështjet mbi bashkëpunimet rajonale dhe përparimin ekonomik të vendeve gjithëpërfshirëse. Ai e cilëson Shqipërinë si një vend të mrekullueshëm.

Ramannn
Ramannn

“Selfie me Edin! E mrekullueshme të kthehesh në Shqipërinë e bukur për të takuar kryeministrin Edi Rama, në lidhje me perspektivat për  bashkëpunim rajonal, përparim ekonomik dhe gjithëpërfshirës’, thekson Aleksandër Soros.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: