Policia greke ka zbuluar emrin e 22-vjeçarit britanik që humbi jetën në mënyrë tragjike pas kthimit nga pushimet me familjen në ishullin e Mikonos për në pistën e helipodit në Spata të Athinës.

Jack Fenton u copëtua për vdekje nga tehu i mprehtë i helikave të helikopterit, me të cilin ai kishte udhëtuar së bashku me motrën dhe 3 miqtë e tij, ndërsa prindërit (biznesmenë të pasur) ndodheshin në një tjetër helikopter pas tyre.

Fenton u godit kur ecte pas helikopterit “Bell 407” ndërsa motorët e tij ishin ende të ndezur në orën 18:20 të pasdites, ndërsa mediat greke sqarojnë se sipas hetimeve viktima mund të ketë qenë në një telefonatë ose po përpiqej të bënte një selfie kur ndodhi aksidenti.

Shërbimet e urgjencës u thirrën në heliportin privat në periferi të kryeqytetit grek, por viktima mendohet të ketë humbur jetën në çast. Ndërkohë, piloti i helikopterit është arrestuar dhe mund të përballet me akuza për vrasje nga pakujdesia nëse vërtetohet se u ka thënë pasagjerëve të dalin nga mjeti fluturës përpara se motori dhe helikat të ndalonin.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ndërkohë mediat angleze raportojnë se prindërit e tij ishin pas të birit me një helikopter të dytë, dhe së bashku pas aterimit në helipod do t’i drejtoheshin aeroportit Elefterios Venizelios për të udhëtuar me një çarter privat për në Britaninë e Madhe.

Piloti që kishte zbritur dhe ishte dëshmitar i incidentit tronditës i dërgoi mesazh në radio kolegut të tij dhe e paralajmëroi atë për atë që kishte ndodhur.

Piloti i helikopterit të dytë më pas zgjodhi të devijonte nga aeroporti privat në Spata dhe në vend të kësaj bëri një ulje të paplanifikuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Athinës për të parandaluar që prindërit e Fenton të shihnin skenën e aksidentit tragjik.

Babai i Jack Fenton, Miguel, është kreu i marketingut, shitjeve dhe PR në “The Hop Farm”, një biznes agro-kulturor prej 400 hektarësh dhe atraksion vizitorësh në Beltring, afër Tonbridge, Kent.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: