ELBASAN- Drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit kanë udhëtuar sot drejt Elbasanit ku do të luhet ndeshja Shqipëri-Izrael e vlefshme për eliminatoret e kampionatit botëror Rusi 2018.

Nisur edhe nga dyshimet për akte terroriste, prej ditësh Policia e Shtetit ka ndërmarrë masa të larta sigurie. Sot Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Haki Çako dhe drejtuesit më të lartë kanë ‘zbarkuar’ në “Elbasan Arena” ku është zhvilluar një instruktazh me komandantët e grupeve në terren.

Policia e Shtetit si për çdo aktivitet ndërkombëtar ka marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e ndeshjes së futbollit mes Shqipërisë dhe Izraelit.

Po kështu, Drejtori i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Haki Çako sëbashku me zv.drejtorin e Policisë se Shtetit, Drejtues i Lartë Rebani Jaupi dhe me Drejtorin e Përgjithshëm për Sigurinë Drejtues i Lartë, Altin Qato, kanë inspektuar grupin e drejtimit të ngritur posaçërisht në sallën e komandimit të lëvizshme.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb