DURRES

Pas arrestimit së shoferit të një kamioni dhe kapjes së rreth 2 kg e 160 gramë heroinë në Portin e Durrësit, policia zbulon sesi shoferi e mbante të lidhur pas trupit sasinë e lartpërmendur.  Ne foton e siguruar, shoferi i identifikuar vetëm si shtetasi E.D mban disa pako heroinë të ngjitura me ngjitës rreth trupit të tij.

Droga kishte si destinacion Italinë dhe krahas arrestimit të shoferit të kamionit policia ka shoqëruar edhe dy shtetas të tjerë.

55495950 585708245281652 4384657985645838336 N
55495950 585708245281652 4384657985645838336 N

 

NJOFTIMI

Policia Kufitare godet një tjetër tentativë për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Shërbimet e Policisë Kufitare gjatë kontrollit të detajuar në vijën e dytë të shtetasit E.D. i kanë gjetur në trup një sasi lënde narkotike me peshë rreth 2 kilogramë e 160 gramë, e dyshuar si heroinë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në vendngjarje ka mbërritur Grupi Hetimor, Specialistë të Njësisë Hetimore Qendrore në Departamentin e Policisë Kriminale dhe Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës ku vijon puna për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë për Krime të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb