SHBA- Mësuesja 23-vjeçare Hannah Gavios është sulmuar brutalisht në Tajlandë pasi ra nga një shkëmb dhe humbi ndjeshmërinë e këmbëve.

23 vjeçarja nga New York-u tashmë ndodhet në një spital në SHBA ku po i nënshtrohet fizioterapisë, por ka përjetuar momentet më të tmerrshme të jetës së saj pasi ra nga një shkëmb dhe u përdhunua dhjetëra herë nga një i ri, 28-vjeçari Thai Apai Ruangëong, që ishte edhe personi që e shoqëronte.

Vetëm 24 orë pas rrëzimit dhe abuzimit amerikanes i është dhënë ndihma e nevojshme mjekësore. Ndërsa i riu që abuzoi me të u dënua fillimisht me 10 vjet burg, por dënimi u përgjysmua pasi pranoi fajin.

Prindërit e Hannah Gavios kanë kritikuar autoritetet në Tajlandë, duke e quajtur dënimin qesharak.

“Nuk mund ta kuptoj si mund të ulet dënimi në 5 vjet vetëm se një njeri pranon që është fajtor”,- tha nëna e saj.

Prindërit e vajzës, të dëshpëruar shprehen se duhen 200.000 dollarë që ajo të ecë sërish.
(ma.ar/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: