SHBA

Miliarderi Jeff Bezos dhe partnerja e tij Lauren Sanchez u shfaqën në mbrëmjen gala të fondacionit ‘Kering Foundation’, e cila u mbajt në kuadër të Javës së Modës në New York.

Ky event i veçantë bamirësie, i udhëhequr nga aktorja e famshme Salma Hayek dhe burri i saj, François-Henri Pinault, tërhoqi shumë fytyra të njohura të industrisë së modës dhe Hollywoodit.

Lauren Sanchez, 54 vjeçe, tërhoqi vëmendjen e të pranishmëve me një fustan të gjatë dhe elegant, të zi me dantellë, që e kombinoi me bizhuteri të ndritshme dhe flokët e lidhur.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Fustani ishte një krijim i shtëpisë së njohur të modës “Oscar De La Renta”, dhe kushtonte plot 9000 dollarë, ose rreth 8100 euro.
Ky event ishte një mundësi për çiftin që të tregonin stilin e tyre dhe të mbështesnin një kauzë të rëndësishme.
Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez kanë qenë në qendër të vëmendjes që kur filluan lidhjen e tyre në vitin 2019, megjithëse njiheshin që nga viti 2000.

Verën e kaluar, çifti u pa duke u argëtuar në një jaht luksoz në shoqërinë e disa nga yjet më të mëdhenj të Hollywoodit, duke përfshirë Leonardo DiCaprion dhe Katy Perry.
Kjo lidhje e tyre vazhdon të mbajë interesin e mediave dhe publikut, ndërkohë që ata shfaqen së bashku në evente të tilla të rëndësishme dhe glamuroze.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb