TIRANE

Presidenti Ilir Meta ka pritur në një takim stërnipin e themeluesit të Rilindjes Kombëtare shqiptare, Jeronim de Rada, Guiseppe de Munno.

Ka qenë vet zoti Meta ai që ka bërë me dije këtë fakt përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’.

“Me Guiseppe de Munno, stërnipin e përfaqësuesit të ndritur të Rilindjes sonë Kombëtare, Jeronim de Rada. Edhe pse e flet pak gjuhën shqipe, dashuria e tij e madhe për Shqipërinë është frymëzuese.”, shkruan Meta, ndërsa ndan me ndjekësit edhe një foto ku shihet bashkë me stërnipin e De Radës.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb