Një armë zjarri, e dyshuar kallashnikov, është gjetur brenda rrethimit të ish-pishinave pranë stadiumit të qytetit, pas një telefonate në sallën operative të policisë.

Fëmijë të vegjël që ishin në zonë kanë gjetur armën dhe kanë lajmëruar të rriturit, të cilët kanë kërkuar ndihmën e policisë.

Pasi policia mbërriti në vendngjarje, ajo ka siguruar armën, e cila ishte mbështjellë me një qese dhe e hedhur në këtë vend.

Aktualisht, arma do të kalojë në ekspertizë, ndërkohë që janë marrë masa për të larguar fëmijët që ndodheshin pranë këtij vendi.

Policia po heton për të identifikuar individin që mund të ketë hedhur armën dhe për të përcaktuar nëse ka ndonjë lidhje me aktivitete kriminale.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: