Ish-kryeministri Sali Berisha shkruan se Ramës gjatë intervistës që ka dhënë në “News 24” për Sokol Ballën i dridhet  zëri, për shkak se ai rrezikon 8 vjet burg nga drejtësia amerikane.

Berisha thotë se Rama rrezikon 8 vjet burg për tri akuza, shkelje të rëndë të ligjit elektoral amerikan për foton me ish-presidentin Obama, mashtrim dhe fake marriege, për arritjen e një qëllimi të paligjshëm.

Postimi i Sali Berishës:

Shikoni si flet perçarte e i dridhet zeri i tmerruar nga 8 vite burg qe e presin nga drejtesia amerikane per tre akuza te renda te provuara plotesisht:

1- shkelje te rende te ligjit elektoral amerikan duke paguar 80000$ per nje foto me ish presidentin Obama.

2- Mashtrim, perjury te drejtesise ne kohe qe dy te denuarit Ashik Bilali dhe Bill Ageros kane deshmuar nen betim se parat jane paguar per foton e tij me Obamen ky deklaron se nuk eshte paguar asgje

3- Martese e rreme apo (Fake Marriage) per arritjen e nje qellimi te paligjshem.

Ndiqeni videon se si perdridhet. sb


(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb