PRISHTINE- Ish Presidenti historik i Kosovës, Ibrahim Rugova në ditët e tij të fundit përderisa luftonte me sëmundjen është takuar me priftërinjtë. Ai është i ulur në mes dhe vërehet gjendja e tij shëndetësore. Është i thinjur dhe qartazi vërehet rrënja e flokëve si pasojë e sëmundjes.

Në anën e djathtë të tij është imzotë Don Lush Gjergji. Ky i fundit edhe kishte shkruar për filozofinë e Rugovës. Ai në shkrimet e tija kishte thënë se nga bashkëpunimi dhe njohja nga viti 1981 e deri në vdekje ka pasur përvoja shumë pozitive.

“Dr. Ibrahim Rugova nuk “diti” dhe nuk deshi kurrë të mbrohet, por urtisht, guximisht dhe me shumë sukses e kudo e mbrojti popullin shqiptar, sidomos Kosovën”, thoshte Don Lush Gjergji.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: