TIRANE – Kjo është një foto e rrallë e Ramiz Alisë në burg, botuar sot nga gazeta DITA.
Ramiz Alisë dhe disa zyrtarëve të lartë të ish-regjimit komunist iu bë një proces farsë, ku u ngrit akuza “për shpërdorim të fondeve shtetërore”. Alia u vendos në arrest shtëpie në gusht 1992 dhe u arrestua zyrtarisht në shtator 1993. Në maj 1994 ai doli në gjyq dhe mori fillimisht një dënim 9-vjeçar.

Gjykata e Apelit ia reduktoi në kohë rekord dënimin në 5 vjet. Më 30 nëntor, Gjykata e Kasacionit e reduktoi me të njëjtën urgjencë dënimin edhe me tre vite të tjera.

Përfundimisht më 7 korrik 1995, Ramiz Alia u lirua. Ai vdiq më 7 tetor 2011 në Tiranë nga një komplikacion në mushkëri në moshën 86-vjeçare. U varros me homazhe shtetërore, të cilat u zhvilluan në Shtëpinë Qendrore të Ushtrisë, që sot shërben si selia e Partisë Demokratike.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: