FIER

I riu që shihni në foto është viktima që u gjet sot në një kanal në periferi të Fierit. Gazetari Ervis Kuçi ka siguruar për ‘BalkanWeb’ fotot e 23-vjeçarit Florian Selimi. Ky i fundit u gjet në një kanal në zonën e njohur si “Kthesa e Hamilit” në Fier, ndërsa ishte goditur me thikë në fyt, plagë që ka rezultuar fatale për të.

Rreth 20 metra më larg u gjet edhe një automjet, me te cilin ai udhëtonte tip ‘Renault’ me targa AA 461 EN, me gomë të hequr dhe kofano të hapur.


Nga të dhënat e para dyshohet se automjeti që drejtonte i riu ka pësuar defekt, ndërsa ngjarja ka ndodhur pas një konflikti që mund të ketë pasur mes autorit dhe viktimës. Ende nuk dihen rrethanat apo shkaqet e kësaj ngjarje, ndërkohe që policia e Fierit dhe grupi hetimor ka nisur hetimet. Nga informacionet e siguruara, rezulton se 23-vjecari Florian Selimi ka qene person me precedentë të mëparshme penale, për vjedhjen e një automjeti.


  • foto galeri
  • foto galeri

(ed.me/BalkanWeb)


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: