VLORË

Kryeministri i vendit Edi Rama, pas përfundimit të fushatës dje në Fier ka udhëtuar drejt Vlorës, aty ku sot do të mbyllë edhe fushatën elektorale për zgjedhjet e 30 qershorit.

Shefi i qeverisë pasi mbërriti në Vlorë është takuar me administratorin e klubit të Flamurtarit, Sinan Idrizi. Në takimin e tyre, kreu i qeverisë  shfaqet i fokusuar  duke ndjekur më vëmendje bashkëbiseduesin e tij.

Ai është shprehur se zgjedhjet do të mbahen të dielën, ndërsa kreu i shtetit i ka bërë thirrje kryeministrit për reflektim dhe të zbatojë datën e re të zgjedhjeve, të cilat siç njoftoi Meta, do të zhvillohen me 13 tetor. Gjithsesi sot është dita e fundit e fushatës elektorale dhe Rama vijon “betejën” për mbajtjen e zgjedhjeve.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: