TIRANE- Pas orës 12:00 ka nisur edhe shpërndarja e protestuesve të opozitës të vendosur përballë Parlamentit në mbështetje të opozitës PD dhe LSI.

Ndonëse rreth një orë më parë situata në sheshin e rrethuar me kordon policor i kaloi limitet e një proteste paqësore, pasi protestuesit u konfrontuan dhunshëm me policinë e tentuan të hyjnë drejt Parlamentit për të mos lejuar zgjedhjen e Arta Markut, Kryeprokurore, tashmë gjërat në shesh kanë ndryshuar.

Në vend të protestuesve aty ndodhen vetëm policë e ekspertë të kriminalistikës që po e rrethojnë me shirita hapësirën para Parlamentit duke e cilësuar kështu “vendngjarje”.

Ndonëse nuk dihet ende nëse do të ketë apo jo një hetim për këtë rast, gazetari Erjon Skëndaj raporton për “BalkanWeb” se gjatë gjithë kohës në zonë ekspertët e FNSH-së kanë filmuar e fotografuar protestuesit.

WhatsApp Image 2017-12-18 at 12.56.26

WhatsApp Image 2017-12-18 at 12.55.42

WhatsApp Image 2017-12-18 at 12.55.14

WhatsApp Image 2017-12-18 at 12.54.39

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb