Një 79-vjeçare është gjetur pa shenja jete në një ullishte të Elbasanit.
Gazetari Fatmir Popoja raporton për “Balkanweb” se shtetasja Bale Sala, ishte shpallur në kërkim për largim nga banesa me datë 11.08.2019.
Nga këqyrja e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.
Njoftimi i policisë:
Elbasan/ Informacion paraprak
Në lagjen “Haxhias”, Elbasan, në ullishte, është gjetur pa shenja jete shtetësia B. S., 79 vjeçe , banuese në lagjen “Haxhias”.
Shtetasja B.S., ishte shpallur në kërkim për largim nga banesa me datë 11.08.2019.
Nga këqyrja e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune, dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
(d.xh/Balkanweb)