Elhan Kastrati pati një paraqitje mbresëlënëse dje me Çitadelën në Seria B. Skuadra e tij befasoi Palermon duke e mposhtur 0-1 në transfertë dhe meritën kryesore e pati portieri i Kombëtares me pritjet e tij.

Kastrati u vlerësua në fund me notën 8.4 në “Sofascore”. Një notë për portierin që nuk është vetëm më e mira e sfidës, por dhe më e mira ndër portierët e tjerë të Seria B për javën e 12-të.

Eli
Eli

Dhe pse Çitadela po kalon një sezon të vështirë, pasi mban vendin e 17-të, prej kur Kastrati është kthyer nga dëmtimi gjërat kanë ndryshuar disi.

Në shtatë ndeshje me 27-vjeçarin në portë, katër herë e ka mbajtur portën e paprekur. Kjo tregon dhe për formën e Kastratit, që në një prej takimeve ka qenë kapiteni i skuadrës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb