Ministrja e shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, është në një pritje të ëmbël, teksa po sjell në jetë fëmijën e saj të dytë.

Spiropali
Spiropali

Ministrja ka folur për herë të parë për këtë zhvillim të ri në jetën e saj, duke thënë në ‘abc.news’ se shtatzënia i ka shtuar energjinë dhe dashurinë për punën e vendin.

Spiropali: Kjo ishte e papritur në këtë studio është një lajm i mirë për ne.
Pra ju prisni fëmijën tuaj të dytë.
Spiropali: Po jam në pritje të fëmijës së dytë.
Si po e përjeton?
Spiropali: Ma ka mbledhur, pak po jo shumë përveç tërmetit që na tronditi pak, të tjerat po shkojnë shumë mirë dhe mua më shtohet energjia dhe dashuria për punën dhe vendin.
Po ecën mbarë?
Spiropali: Gjithçka shume mbarë dhe nuk e konsideroj si pengesë po shumë mirë
Vajza po e pret mirë?
Spiropali: Në fillim me xhelozi, por tani shumë mirë
Kur mund ta kemi në jetë?
Spiropali: Këto janë gjëra që nuk thuhen por në fund të janarit, do e realizoj detyrën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb