TIRANE – Eliza Dushku nuk harron kurrë rrënjët e saj. Aktorja 36-vjecare sa herë që i jepet mundësia tregon me krenari se është shqiptare. Së fundmi ajo ka publikuar një foto, duke bërë me dorë shqiponjën dhe ishte veshur e gjitha me të kuqe në llogarinë e saj personale në Instagram.

eliza-dushku

Aktorja i ka njoftuar ndjekësit për filmin dokumentar për Shqipërinë, që e ka realizuar disa vjet më parë, “Dear Albania”.

“Ky vend i vogël me një zemër të madhe ka kaluar dekada në izolim dhe ne ishim mjaft të ngazëllyer, që mundën të realizonin një nga dokumentarët e parë duke eksploruar kulturën mahnitëse, historinë dhe jetën e ditëve të sotme të njerëzve tanë në këtë tokë”- ka shkruar Eliza në Instagram.

(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: