Elvis Naçi u ka lidhur pension gjashtë fëmijëve të dy vëllezërve Isa dhe Shemsedin Abazi në Gjilan të Kosovës. Naçi njoftoi gjithashtu se do mundësojë ndërtimin e një banese për ta.

Vëllezërit Abazi humbën jetën nga tërmeti. Naçi theksoi në rrjetet sociale se shumë shpejtë do të ndërtohet shtëpia e re si dhe do u lidhet një pension në vlerën e 1000 eurove pre 6 fëmijët e mbetur jetimë.

“Ne Familjen Abazi ne Gjilan ku vdiqen nga termeti dy vellezerit qe ndodheshin ne Durres, Qofshin te Xhenetit dhe shume shpejte fillon Shtepia e re per tu ndertuar dhe nje pension 1000 euro per 6 Jetimet. Amin”-shkruan Naçi.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: